Një varg studimesh kanë treguar efektin e suplementeve me zink në shpeshtësinë e shfaqjes së pezmatimeve të mushkërive të fëmijët. Shumica e studimeve përveç zinkun kanë përfshirë edhe vitaminën A, pasi mungesa e zinkut zakonisht shoqërohet edhe me mungesë të vitaminës A, ndërsa që të dyja këto përbërës mendohet se luajnë rol pozitiv në forcimin e sistemit imun.
Mungesa e zinkun lidhet me një përgjigje më të dobët imune dhe mundësi më të mëdha për t’u prekur nga sëmundje ngjitëse, përfshirë infeksionet e sistemit të frymëmarrjes, që çojnë në pezmatime të mushkërive.
Përmes një analize të këtyre studimeve, është vërejtur se përdorimi i suplementëve të zinkut ka ulur dukshëm shpeshtësinë e pezmatimit të mushkërive, nga 25 deri në 40%.
Pra fëmijët të cilët kanë prirje për t’u prekur nga sëmundjet e mushkërive, këshillohet të marrin sasë më të mëdha të zinkut. Burime natyrale të zinkut janë mishi, frutat arrore, cerealet dhe ushqimet e detit.



