Si të mënjanoni erën e keqe të gojës

Askujt nuk i pëlqen kur goja mban erë të keqe, sepse kjo është një mënyrë e fuqishme që të bëni përshtypje të keqe tek të tjerët.  Fryma e keqe vjen nga gazrat e krijuara nga bakteret që janë akumular në gojë, në dhëmbë, në mishrat e dhëmbëve dhe në gjuhë. Shumë prej këtyre gazrave përmbajnë squfur, i cili shkakton dhe erën e keqe.

ere gojeMegjithatë, edhe ushqimet që hani ndikojnë në aromën e gojës suaj. Dihet tashmë se qepa, hudhra dhe ushqimet e tjera me erë të fortë, bëjnë që goja të mbajë erë jo të mirë. Larja e dhëmbëve, gargaret apo çamçakëzi mund ta mbulojnë erën, por jo ta zhdukin atë.

Pini shumë ujë: Pështyma është një nga elementet në gojë që shërben në eliminimin e këtyre baktereve dhe për më tepër dehidratimi është një ndër faktorët e erës së keqe të gojës.  Kushtet kronike të thatësisë në gojë thuajnë një rol shumë të madh në zhvillimin e erës së keqe.

Çaji jeshil dhe i zi: Çaji jeshil neutralizon disa nga komponentët që gjenden në ushqimet me erë të fortë (hudhra, qepa), të cilat shkaktojnë erë të keqe në gojë. Çaji jeshil përmban element që parandalojnë sëmundjen e dhëmbëve dhe pengon rritjen e baktereve që nxisin erën e keqe në gojë.

Uthulla e mollës: Merrni një lugë gjelle uthull molle dhe përzijeni në një gjotë ujë, pijeni para se të hani ushqimin dhe do të ndihmojë që të neutralizojë erat e ushqimeve që mund t’ju shkaktojnë erë të keqe goje.

Erëzat e freskëta: Përtypja e bimëve si majdanoz, selino dhe nenexhik (mente) ndihmon në reduktimin e erës së keqe dhe parandalimin e mikrobeve dhe baktereve që mund të gjenden në gojë.

Vaji i kokosit: Fusni një lugë gjelle në gojë dhe mbajeni për disa minuta, kjo mënyrë të mbron nga mikrobet e keqija dhe parandalon erën e keqe. Bëjeni këtë gjë 2 herë në ditë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara