Si të mënjanoni sëmundjet e qafës së mitrës      

Si rregull, trupi i femrës dhe mitra pastrohen gjatë ciklit menstrual. Zona e qafës së mitrës mund të ndikohet nga probleme të ndryshme shëndetësore. Për çdo femër është e këshillueshme që të kryejë pap-testin rregullisht, në mënyrë që të shikojë ndryshimet e mundshme që mund t’i kenë ndodhur qelizave të kësaj zone. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa erëza të cilat përmirësojnë shëndetin e mitrës dhe parandalojnë sëmundjet :

qafe mitreProblemet kryesore të qafës së mitrës janë: cistet në qafën e mitrës, kanceri i qafës së mitrës, inflamacioni cervicitis, infeksionet e ndryshme etj.

Nëse vini re ndryshime të mundshme ose simptoma të këtyre sëmundjeve në mitër atëherë përdorni këto këshilla popullore:

Çaj jeshil: çaji jeshil përmban polipenolis, i cili është mjaft efektiv në luftimin e qelizave kancerogjene dhe parandalimin e tyre. Konsumoni çaj jeshil çdo dite.

Shafrani i Indisë: hulumtimet kanë treguar se kjo erëz është magjike në luftimin e qelizave kancerogjene. Përdoreni në çdo ushqim.

Shpargu: rrënjët e shpargut kanë të njëjtin efekt si kimioterapia. Ai mund të merret si pilulë ose si ekstrakt i lëngshëm bimor.

Borziloku: kjo barishte ka shumë komponentë fenolike dhe acid ursolik. Ju mund ta përdorni këtë erëz në gatimet tuaja çdo ditë.

Rozmarina: përmban acide, të cilat janë provuar se reduktojnë prodhimin e qelizave tumorale. Është më e këshillueshme që të përdoret i freskët, megjithëse mund ta përdorni edhe në gatime. Rozmarina përbën vaj esencial gjithashtu.

Rigoni: ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Ai ndihmon në shkatërrimin e qelizave kancerogjene dhe e bën atë një erëz mjaft të dobishme në luftimin e sëmundjeve që mund të prekin qafën e mitrës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru