Si të mënjanoni thembrat e plasaritura

Thembrat e plasaritura janë një problem i zakonshëm i njerëzve nga të gjitha moshat dhe shkaktohen kryesisht nga mungesa e lagështisë. Shkaqe të tjera që çojnë në thembra të plasaritura janë qëndrimi në këmbë për orë të gjata, moti i ftohtë, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ujit, mbipesha dhe veshja e këpucëve të ngushta dhe me material të keq.

thembra te caraKushtet si ekzema, psoriasis, sëmundjet tiroide dhe diabeti kontribuojnë në këtë problem gjithashtu. Thembrat e çara janë të dhimbshme, mund të shkaktojnë infeksion dhe nuk janë aspak estetike, por ky problem mund të mënjanohet me disa mjete të thjeshta në shtëpi.

Ujë i ngrohtë: futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Bëjeni këtë gjë çdo ditë.

Uthull molle (musht): përdoret për thembrat e plasaritura si acid acetik dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe lehtësimin e dhimbjeve. Hollojeni pak uthull molle me ujë të vakët dhe bëni dush për 10-15 minuta. Kjo mënyrë ka efekte të menjëhershme dhe mund të përdoret disa herë në ditë që të keni rezultate të dukshme.

Lëng limoni: për shkak të aciditetit që përmban ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëkurës së thatë nga këmba. Lëngu i limonit e bën lëkurën më të butë dhe më elastike.

Përdorni furça: me anë të furçave me fije të forta masazhoni thembrat e këmbëve dhe hiqni lëkurën e thatë. Pas kësaj procedure lyeni thembrat me një krem hidratues me përmbajtje bimore.

Xhenxhefil: zieni për 15 minura xhenxhefil me ujë. Lëreni të ftohet uji aq sa ta duroni dhe mbajini këmbët në këtë lëng për 20 minuta. Përsëriteni këtë gjë 2 herë në ditë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës