Si të ndaloni gjakderdhjen nga hunda

Ekzistojnë faktorë të ndryshëm që shkaktojnë gjakderdhje nga hunda, përfshirë këtu thyerje të hundës, por edhe alergjitë, ftohjet apo gripi ndikojnë në gjakderdhje gjithashtu. Gjakderdhja zakonisht ndodh në septum para hundës, por jo gjithmonë.

gjakderdhje hundeKur është shqetësuese gjakderdhja?

  • Nëse ndjeni gulçim gjatë rrjedhjes së gjakut.
  • Nëse ndjeni aritmi (rrahje zemre të parregullta).
  • Nëse ndodh shpesh dhe humbisni shumë gjak.
  • Nëse ju merren mendtë dhe keni gjendje të fikti gjatë gjakderdhjes.
  • Nëse keni dhimbje koke gjatë gjakderdhjes.

Ja si ta ndaloni gjakderdhjen:

Aplikoni presion në vendin e duhur: ulni kokën përpara në mënyrë që të ndaloni rrjedhjet e gjakut nga fyti. Mbani me gishtin tregues, pjesën kërce të majës së hundës për 10 minuta.

Bëni kompreso: vendosni një garzë apo shami pambuku poshtë hundës (mbi buzën e sipërme) për 10 minuta.

Vendosni akull apo objekt të ftohtë: vendosni një kub akulli apo një shtresë të ftohtë anash hindës. Mbajeni aq kohë sa ta duroni, bëni një pushim dhe vendoseni përsëri derisa të ndalojë gjakderdhja. Në këtë mënyrë do të tkurren enët e gjakut.

Gjatë kësaj kohe:

  • Duhet të jeni të kujdesshëm me ekspozimet ndaj ajrit, sepse mund të merrni infeksione.
  • Rrisni dozën e vitaminës C, sepse kjo vitaminë forcon enët e gjakut dhe mbron mukozën.
  • Konsumoni shumë lëngje.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet