Si të ndihmojmë fëmijët me vështirësi në të lexuar e shkruar? Ekspertët: Ushqejini me këto yndyra

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fëmijët që kanë vështirësi në të nxënë mund të përmirësohen duke marrë acide yndyrore omega, që i ndihmojnë për të mësuar dhe përqendruar.

Këto lloje yndyrash, që gjenden më së shumti tek peshku i yndyrshëm, janë të rëndësishëm për shëndetin mendor dhe duhet të sigurohen nga dieta ushqimore.

Janë 3 lloje acide yndyrore: omega 3, 6 dhe 9. Studime të mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të omega 3 në gjak, të shkaktuara zakonisht nga mos ngrënia mjaftueshëm  e peshkut të yndyrshëm, si salmoni, janë të dëmshëm për të nxënit në mësime dhe mënyrat e sjelljes.

Ndërsa një studim i fundit ka zbuluar se acidet yndyrore omega 3, përveç të tjerave, mund të ndihmojnë fëmijët në moshë shkollore që të jenë më të vëmendshëm në orët e mësimit dhe të mësojnë të shkruajnë e lexojnë më mirë.

Këtu mund të përfitojnë sidomos fëmijët që kanë mungesë në përqendrim (ata që vuajnë nga ADHD) dhe ata që nuk kanë një performancë të mirë në shkollë.

Rezultatet e studimit janë publikuar tek revista “Nutrition and Food Sciences”.

Bashkëautorja e studimit, dr. Emma Derbyshire, dietologe e specializuar për dietat e fëmijëve, ka bashkëpunuar me shkencëtarët nga Universiteti South Wales, ku kanë dalë edhe me këto konkluzione.

“Të ndihmuarit e fëmijëve që të mësojnë dhe përqendrohen është një pjesë e rëndësishme e edukimit. Duke qenë se truri i njeriut është rreth 60% dhjamë, është e arsyetueshme të pranojmë se nivelet dhe lloji i yndyrave në trup mund të ndikojnë në performancën dhe funksionin e shëndetit mendor. Studimi ynë tregon qartë se rritja e dozave të yndyrave omega 3 dhe omega 6 tek fëmijët ka një efekt të dukshëm në aftësitë e tyre për të lexuar, shkruar, në sjellje dhe përqendrim.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave