Si të normalizoni qepallat e varura, brenda disa minutave!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

qepallat e varura-Humbja e elasticitetit të lëkurës dhe tonit të muskujve rreth syve është e pashmangshme me kalimin e viteve. Si pasojë na krijohet lëkurë e varur në qepallat e sipërme dhe rrudha të thella në pjesën e poshtme të syrit.

Qepallat janë pjesë e një unaze me muskuj që i rrethon sytë. Muskul, i cili mundëson hapjen dhe mbylljen e syve. Dhjami i depozituar poshtë syve mund të japë pamjen e qeskave të fryra dhe efektet mund të përkeqësohen prej qëndrimit të tepërt në diell, pirjes së duhanit apo faktorëve të trashëguar. Kjo situatë mund t’ju japë një pamje të lodhur dhe t’ju bëjë të dukeni më të vjetër në moshë.

Pesha e qepallës së varur gjithashtu mund t’i lodhë muskujt e syrit dhe të shkaktojë varjen e tyre, duke e bërë të pamundur vendosjen e grimir si dhe duke shkaktuar probleme estetike në pjesën e syrit.

Sidoqoftë, ekziston një metodë natyrale e cila ju vjen në ndihmë më së miri duke ju ofruar efikasitet.

Përbërësit:

  • E bardha e një veze
  • Pak pambuk

Procedura:

Pastroni sytë mirë nga grimi dhe thani fytyrën me peshqir. Thyeni një vezë dhe hiqeni pjesën e verdhë sepse do t’ju duhet vetëm e bardha.

Mbani sytë mbyllur dhe pasi të keni ngjyer pambukun me të bardhën e vezës, lyeni qepallat. Mbani sytë mbyllur dhe prisni derisa masa të thahet. Këtë procedurë mund ta provoni disa herë, dhe sa më shpesh ta aplikoni aq më të shpejta do të jeni rezultatet.

Burimi: glamur/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer