Si  të parandaloni daljen e puçrrave

Mbani fytyrën të pastër: pavarësisht nëse keni apo jo puçrra fytyre është e rëndësishme të lani fytyrën 2 herë në ditë në mënyrë që të hiqni të gjitha papastërtitë, qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyrën. Larja e fytyrës më shumë se 2 herë në ditë nuk është domosdoshmërisht e dobishme.

fytyre e bukurShmangni produktet që e bëjnë lëkurën të ashpër: mundohuni të shmangni larjen e fytyrës me sapun ose sfungjer. Mjafton ta lani atë me ujë të rrjedhshëm dhe me duar. Përdorni gjithmonë peshqir të pastër.

Përdorni hidratues: hidratimi i lëkurës është një aspekt shumë i rëndësishëm, në mënyrë që të shmangni tharjen e lëkurës dhe daljen e puçrrave. Përdorni krem me përbërje bimore ose vaj kokosi.

Përdorni produkte specifikisht për puçrra: këto lloje produktesh nuk kanë nevojë për recetë. Vendosni një sasi të vogël produkti mbi puçrra në mënyrë që ato të zhduken plotësisht.

Mos përdorni shumë produkte kozmetike: mundohuni të zgjidhni produkte pa kimikate dhe pa ngjyrues. Zgjidhni produkte që janë të emëruara si “noncomedogenic”, që do të thotë se nuk shkaktojnë puçrra fytyre.

Shikoni produktet që keni vënë në flokë: shmangni aromat, vajrat, pomadat, ose xhelin. Në qoftë se ato do të kenë kontakt me fytyrën mund të bllokojnë poret dhe do të irritojnë lëkurën tuaj. Përdorni shampo dhe balsam me përmbajtje të butë bimore.

Shmangni prekjen e fytyrës me duar: kjo gjë mund të ndikojë në përhapjen e baktereve dhe mund të irritojë lëkurën e fytyrës.

Mos u ekspozoni shumë në diell: rrezet ultravjollcë të diellit mund të rrisin inflamacionin dhe skuqjen. Disa kremra dielli mund të ndikojnë në formimin e puçrrave.

Mos hani ushqime si çokollata apo ëmbëlsira sepse nxisin daljen e puçrrave.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer