Si të parandaloni shfaqjen e kancerit të gjirit me vetëm një përbërës

Numri i femrave të diagnostifikuara me kancer gjiri është shumë i madh dhe ajo që na shqetëson është se ky numër po rritet dita ditës. Një në tetë gra kanë shans të diagnostikohen me kancer gjiri gjatë jetës së tyre. Kjo është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe ndikohet nga një sërë faktorësh. Sipas hulumtimeve të fundit rezulton se farat e lirit janë një kurë potenciale kundër kancerit të gjirit.

kancer gjiriPse duhet të përdoren farat e lirit?

Farat e lirit janë burimi më i pasur me lignan, një lloj fitoestrogjeni, një përbërës bimor i ngjashëm me hormonin femëror estrogjen. Fitoestrogjenet ndodhen në disa ushqime, si soja, farat e lirit, si dhe fara të tjera, gruri dhe disa perime e fruta. Studimet e kryera tek kafshët kanë treguar se vaji i farave të lirit dhe lignanet mund të ulin rrezikun e rritjes dhe përhapjes së tumorit të gjirit. Këto rezultate tregojnë se farat e lirit mund të kenë të mira kundër kancerit.

Fitoestrogjeni dhe trajtimi i kancerit të gjirit

Tamoksifeni është një ilaç që jepet si pjesë e trajtimit për kancerin e gjirit. Ai lidhet me receptorët e estrogjenit pa aktivizuar rritjen në qelizat kanceroze. Në këtë mënyrë tamoksifeni parandalon lidhjen e estrogjenit të vetë gruas me këto qeliza. Si rrjedhojë, rritja e qelizave kanceroze bllokohet.

Një studim tek minjtë tregoi se farat e lirit frenojnë rritjen e estrogjenit që lidhen me kancerin, si dhe forcon aftësitë frenuese të tamoksifenit. Studime të shutma tek minjtë treguan se dieta me fara liri bashkëvepron me tamoksifenin për të frenuar rritjen e kancerit të gjirit.

Studiuesit ende nuk e dinë nëse këto rezultate aplikohen tek gratë me kancer gjiri, por deri tani një gjë e tillë – shtimi i farave të lirit në ushqim – duket premtuese. Studime të ndryshme kanë treguar se gra që marrin shumë lignane (gjendet me shumicë në farat e lirit), kanë rrezik më të ulët për kancer gjiri. Gjithashtu futja e lignaneve në dietë shoqërohet me një tumor më pak agresiv tek gratë e diagnostikuara me kancer gjiri.

Ndërsa kërkimet kanë treguar lidhur me të mirat e farave të lirit, duhet pasur parasysh se ato duhen konsumuar në mënyrë të moderuar, pra, jo më shumë se 2-3 lugë gjelle në ditë.

KINI KUJDES! Gjithashtu duhet të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj kurdoherë që ndryshoni dietën ushqimore ose lidhur me suplementet ushqimore që përdorni.

Përshtati në shqip “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthtipsportal

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme