Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Vaji esencial i mentes është përdorur në të gjithë botën si një ilaç bimor kundër humbjes së flokëve.
Humbja e flokëve është një problem që prek shumë njerëz, si meshkuj dhe femra, në një moment të caktuar gjatë jetës së tyre.
Për meshkujt, humbja e flokëve është e lidhur shpesh me gjenetikën. Për gratë, mund të jetë një gjendje shqetësuese e cila është e lidhur me shumë arsye të tjera dhe është e rëndësishme për ta trajtuar problemin që nga rrënjët.
Shumë njerëz përdorin ilaçe natyrore për të ngadalësuar humbjen e flokëve apo edhe për të nxitur rritjen e tyre. Disa metoda efikase për të trajtuar humbjen e flokëve janë: lëngu i qepës, hudhra, rozmarina dhe mente.
Mente është një bimë e cila është kultivuar si fillim në Evropë dhe Lindjen e Mesme, tani është përhapur në shumë rajone të botës.
Kjo bimë ka qenë përdorur gjerësisht për të parandaluar problemet e stomakut. Nga kërkimet e fundit rezulton se mentja është një nga mënyrat më të mira për të ndaluar rënien e flokëve.
Një hulumtim Korean që është publikuar në revistën toksikologjike të Kërkimeve në dhjetor të vitit 2014 ka studiuar efektin e vajit të mentes në rritjen e flokëve. Ai është testuar në minj.
Kafshët ishin të ndarë në 4 grupe dhe trajtoheshin me kripra minerale, vaj jojoba, Minoxidil, dhe vaj mente 6 ditë në javë, për 4 javë, 1 herë në ditë.
Gjatë studimit i cili zgjati 4 javë, nga 4 grupet e testuara, grupi që u trajtua më vaj mente tregoi efektet më të dukshme në rritjen e flokëve.
Nga përfundimet e studimit doli se zbatimi i trajtimit të lëkurës me vaj mente stimulonte dukshëm rritjen e flokëve tek minjtë duek e kthyer këtë vaj në një alternative terapeutike ose parandaluese tepër të suksesshme për humbjen e flokëve të njerëzve.
Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al


