Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Patatja ka sasi të lartë të kaliumit, niacin, thiamin dhe gjithashtu vitaminë C, këto përbërës e bëjnë atë një zarzavat mjaft të shëndetshëm. Mënyra më e mirë për të konsumuar të gjithë këto ushqyes është të konsumoni lëng patate të papërpunuara, ose ta përdorni atë për qëllime mjekësore. Ja disa nga sëmundjet që mund të kurojë lëngu i patates:
Dhimbje koke: prisni patatet në feta të holla dhe vendosini mbi ballë. Ato do të ndalojnë dhimbjen kronike të kokës. Për efekt më të mirë, pini 1/4 filxhan lëng patate para çdo vakti.
Djegie të lëkurës ose plagë: merni një sasi të vogël lëng patate dhe përzierjeni me vaj ulliri dhe mjaltë. Aplikojeni atë në pjesën e dëmtuar të lëkurës dhe mbulojeni me një fashë. Më vonë mund të vendosni disa feta patate për disa minuta mbi vendin e djegur.
Përmirëson funksionin e mëlçisë: nëse doni të përmirësoni funksionin e mëlçisë, atëherë duhet të pini lëng të përgatitur me lëkurë patate. Është tepër i thjeshtë për t’u përgatitur, duhet vetëm të vloni lëkurat e patateve për disa minuta. Lereni lëngun të ftohet dhe më pas pijeni.
Burimi: http://www.wellmindness.com/


