Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Rreth 3% e të rriturve vuajnë nga problemet e lëkurës dhe 20% e të gjithë fëmijëve e kanë këtë problem.
Pezmatimi i lëkurës është forma më e zakonshme e ekzemës, e shoqëruar me kruajtje dhe inflamacion. Personat që vuajnë nga ky problem, thonë se ekzema shkakton skuqjen në fytyrë, gjunjë, duar dhe zonën prapa gjunjëve. Ndonjëherë ajo mund të përfshijë gjithë trupin.
Ka zgjidhje të ndryshme farmaceutike për këtë problem të lëkurës, por shumica e tyre përmbajnë substanca të dëmshme dhe shkaktojnë efekte të rënda anësore.
Dermatologët sugjerojnë të përdorni uthull molle organik në vend të kremrave konvencionale dhe barnave. Ajo ka efekt të mirë në trajtimin e ekzemave dhe ka rezultuar tepër efektive.
Kur kombinohet me përbërës të tjerë natyrore, uthulla e mollës ka fuqi edhe më të madhe.
Uthulla e mollës eliminon bakteret përgjegjëse që shkaktojnë ekzemat. Kur aplikohet rregullisht, ajo parandalon rritjen e mëtejshme të baktereve, për shkak të potencialit të madh antibakterial dhe anti-fungal.
Uthulla e mollës është e lartë në beta-karoten e cila është thelbësore për rinovimin e qelizave. Nëse e përdorni rregullisht do të habiteni nga efektet pozitive që i jep lëkurës.
Uthulla e mollës përmban sasi të mëdha të kaliumit, mineral ky i njohur për aftësinë e tij në balancimin e vlerës së pH të lëkurës.
Përbërësit:
- 2 lugë ccaji uthull molle
- 2 lugë ccaji ujë i distiluar
- 2-3 topa pambuku
Zhysni topat e pambukut në uthull molle dhe e aplikoni direkt në zonën e dëmtuar të lëkurës. Përsëriteni trajtim derisa të vini re përmirësime.
Kujdes: Ky raport i uthullës së mollës dhe ujit nuk rekomandohet për personat me lëkurë të ndjeshme. Në qoftë se është rasti juaj, përdorni një gjysmë gotë me ujë të distiluar dhe një lugë gjelle uthull molle. Megjithatë më përpara konsultohuni me dermatologun!
Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al


