Për një tavë të vogël
- miell 3 filxhanë çaji
- vaj 1 filxhan kafeje ose gjalpë 1 lugë gjelle
- vezë 1 kokërr
- kos 1 filxhanë kafeje
- qershi 1 filxhan kafeje
Për kremin sipër duhen:
- qumësht 2 gota uji
- sheqer 2 filxhanë kafeje
- niseshte 1 lugë gjelle
- vanilje
Përgatitja
Në një enë të thellë hidhen vezët dhe sheqeri, rrihen mirë, shtohet kos, vaj ose gjlapë sipas dëshirës (në rast se hidhet gjalpë ai duhet të rrihet me vezët e sheqerin). Masa përzihet mirë, pastaj i shtohet vanilje ose lëkurë limoni.
Në këtë masë hidhet mielli i situr me pak sodë (kujdes në hedhjen e sodës, pasi sasia e madhe e prish shijen), zihet brumi gjysmë i trashë, hidhet në tavë të lyer me yndyrë, pudroset me pak miell dhe sheshohet me dorë. Mbi brumin hidhet një shtresë qershish të pastruara nga bërthamat (pa sheqer, siç janë) dhe mbulohen me një shtresë të hollë kremi të përgatitur me qumësht e niseshte. Piqet në furrë.
Ju bëftë mirë!


