Për 4-5 persona duhen:
Përgatitja:
Mëlçitë e prera në kubikë skuqen me yndyrë dhe lihen në një anë. Në yndyrën e mbetur hidhet pak miell, kaurdiset derisa të zverdhet, shtohet gjizë, spec i kuq djegës ose jo (sipas dëshirës), pak salcë, hidhen mëlçitë, pak lëng mishi ose ujë, lihen të marrin valë dhe vendosen në tavë. Tava vihet në furrë sa të dalë yndyra në sipërfaqe, hidhet piper i zi dhe sipas dëshirës dhe hudhra. Fërgesa përgatitet në tavë balte 2-4 racionesh. Ju bëftë mirë!


