Për 4- 5 persona duhen:
- 7-8 kokrra patate
- 2-3 lugë gjelle gjalpë
- 3-4 thelpinj hudhra
- 2 kokrra vezë
- 2-3 lugë gjelle kaçkavall i grirë
Filetat spërkaten me lëng limoni dhe lihen në një anë. Patatet e qëruara zihen e bëhen pure duke u hedhur gjalpë, hudhra të shtypura. Pureja duhet të jetë e trashë.
Në tavë vendosen pureja, sipër fetat e filetës, hidhen vezë të rrahura me miell, spërkaten me gjalpë, kaçkavall të grirë dhe piqet në furrë.
Po në këtë mkënyrë përgatiten dhe gjuhëzat. Ka më paraqitje kur përgatiten në tigano porcionale.
Ju bëftë mirë!


