Si të përgatisim katrore me kokos

Përbërësit:

  • katrore me kokos3 vezë
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota kos
  • 1 gotë vaj
  • 1 pluhur paste
  • 1 lugë sheqeri vanilje
  • 2-3 gota miell
  • 2 filxhanë kokos

Për mbështjellje:

  • 1 filxhan ujë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 margarinë
  • 1 çokollatë të shkrirë
  • Një lugë kakao

Përgatitja:

Përzihen të gjithë përbërësit dhe vendosen në një tepsi me pak yndyrë. Piqen në temperaturë 200 gradë për 20 minuta. E ndajmë në katrore sipas dëshirës. Më pas përziejmë ujin, sheqerin, margarinën, çokollatën dhe kakaon. Pasi të marrë valë kjo përzierje e largojmë nga zjarri dhe kalojmë katroret e pandispanjës në sherbetin e zier dhe në kokos. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!