Përbërësit:
1 gotë uji kos i trashë,- 3 vezë,
- 1 gotë uji vaj luledielli,
- 1/2 gotë uji majdanoz i grirë hollë,
- 1/2 gotë uji koper e grirë hollë,
- pak nenexhik,
- pak rigon,
- pak spec i kuq pluhur,
- 1/2 gotë uji djath i thërmuar,
- 1/2 gotë uji djath kackavall i grirë,
- 5-6 ullinj të zi të prerë në feta pa bërthamë,
- miell që fryhet vetë aq sa të marrë,
- 1/2 lugë çaji pudër (pecivë),
- kripë,
- 1 spec i kuq i prerë në copa katrore të vogla,
- pak susam.
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët dhe pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përvec miellit, pudrës dhe susamit. E punojmë brumin duke shtuar miell aq sa të marrë bashkë me pudrën. Lyejmë me pak gjalp një formë
drejtkëndëshe, e spërkasim me susam dhe hedhim masën në të. E pjekim në furrë të graduar me parë në 170 gradë për 35-40 min. E shpojmë me një thikë dhe nëse thika del e pastër, atëherë është gati. Ju bëftë mirë!/ Receta shqip


