Kryefaqja Kuzhina Si të përgatisim petulla me maja

Si të përgatisim petulla me maja

0
Shpërndaje

Për 1 masë nevojiten:

  • Petulla2 gota miell
  • 2 filxhanë çaji ujë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë kafeje maja birre (10 g)
  • 1 litër vaj për skuqje
  • 2 – 3 lugë gjelle sheqerr pudër

Përgatitja

Në tenxhere hidhet ujë i vakët sa të durojë dora, shtohet kripë dhe tretet majaja, hidhet mielli i situr dhe përzihet duke përgatitur një brumë jo shumë të fortë dhe as të hollë. Sipër mbulohet me shtresë mielli dhe lihet të vijë në ambient të ngrohtë në temperaturën 28 – 30 gradë.

Brumi kuptohet që ka ardhur kur plasaritet në sipërfaqe, shkëputet nga anët e enës dhe rrit vëllimin. Brumi përzihet dhe lihet të vijë përsëri.

Gjatë ardhjes brumi përzihet 1 – 2 herë që mikroorganizmat e krijuara të jetojnë për të rritur vëllimin e brumit dhe ta shkriftojnë atë.

Në rastin tonë 1 litër vaj hidhet në një tenxhere jo të thellë, tavë ose tigan.

Nxehet vaji dhe me gishta të lagura merret brumi, hapet në formë rrumbullake ose vezake dhe hidhet në vaj të nxehtë.

Skuqen dhe vihen në një enë që të kullojë yndyra.

Sipër u hidhet sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here