Si të përgatisim pilaf Ali Pasha

Për 4-5 persona duhen:

  • pilaf8-10 copë bajame
  • 2 lugë gjelle rrush i thatë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë mesatare
  • Mish i grirë ose mëlçi 1 filxhan çaji
  • 3 filxhanë çaji oriz
  • Kripë, piper, kanellë

Përgatitja

Më parë zbardhen bajamet. Për këtë, bajamet e qëruara vihen në ujë të valuar, pasi regjen u hiqet cipa dhe priten në fije. Rrushi i thatë pa fara i shpëlarë me ujë të ngrohtë kullohet, ndërsa mëlçitë kaudisen ngadalë me qepë të grira hollë.

Pasi bëhen gati mëlçitë, mbi to hidhen bajamet, rrushi i thatë, orizi, dhe kaudisen edhe pak në zjarr të ngadalshëm. Hidhet ujë në raport sipas orizit dhe vihet në zjarr të ngadaltë. Kur shërbehet hidhet piper i zi i bluar dhe pak kanellë.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!