Si të përgatisim sallatë peshku

Për 4 – 5 persona duhen:

  • sallate peshku1 kg peshk
  • 4-5 lugë gjelle vaj
  • 2-3 lugë gjelle lëng limoni
  • Piper, kripë

Përgatitja

Peshku pastrohet, lahet dhe zihet me pak ujë, duke shtuar qepë të pjekura mbi pllakën e sobës, kripë, piper, gjethe dafinë.

Peshku kuptohet që ka zier kur tuli i shtyllës kurrizore shtypet lehtë me dorë dhe sytë dalin si toptha.

Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet në lëngun e vet.

Peshku hiqet nga lëngu, lihet të kullojë, pastrohet nga halat, copëtohet, përzihet me kripë, piper, lëng limoni, vihet në pjatë dhe sipër hidhet vaj ulliri.

Ju bëftë mirë!

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!