Si të përgatisni “Cinnamon” (ëmbëlsirë me kanellë)

Sidomos në Tiranë, ëmbëlsirat me kanellë kanë filluar të bëhen shumë të famshme. Kështu që “Shëndet+” po ju siguron një recetë të thjeshtë që të mund t’i gatuani ato dhe në shtëpi dhe t’i shijoni sa më shumë këto ditë festash.

cinnamonPërbërësit

  • 7 lugë gjalp pa kripë, i shkrirë
  • 2/3 filxhan sheqer kaf
  • 5 lugë të vogla sheqer i bardhë
  • 2 lugë të vogla kanellë e grirë
  • 1/8 lugë e vogël karafil i grirë
  • 1/8 lugë e vogël kripë
  • 3 filxhanë miell
  • 1 lugë e vogël pluhur pjekës (baking poëder)
  • 1/2 lugë e vogël sodë
  • 1 filxhan dhallë pa yndyrë

Për kremin

  • 1 lugë krem djathi
  • 2 lugë dhallë pa yndyrë
  • 3/4 filxhan sheqer pluhur
cinnamon1

1

Përgatitja

Vëreni sobën të nxehet me 220 gradë. Visheni tepsinë me një letër alumini dhe lyejeni brendësinë e saj me një lugë gjalp.

1. Nisni me përgatitjen e mbushjes: Hidhni sheqerin kaf, 3 lugë sheqer kokërr, kanellë, karafil dhe 1/8 lugë e vogël kripë në një tas të vogël. Shtoni një lugë gjalp të shkrirë dhe përziejeni me pirun ose gishta derisa përzierja t’i ngjajë rërës së lagur. Lëreni mënjanë.

cinnamon3

2

2. Në një tas të madh përzieni bashkë miellin, sheqerin e mbetur, pluhurin pjekës, sodën dhe gjysmë luge të vogël kripë. Shtoni 3 lugë gjalp të shkrirë dhe dhallë dhe përziejeni me lugë druri derisa të jetë bërë si brumë.

 

 

 

 

3

3

3. Merreni brumin dhe vëreni në një sipërfaqe të drejtë të spërkatur me pluhur dhe punojeni derisa të jetë bërë mirë.

 

 

 

 

 

 

4

4

4. Më pas hapeni brumin në formë drejtkëndëshi 30 x 22 cm.

Lyejeni brumin me gjalpë të shkrirë dhe spërkateni me sheqer kaf. Përzierjen për mbushje që bëtë gati në fillim, hapeni mbi petën e brumit.

 

 

 

 

5

5

5. Rrotullojeni brumin duke e mbledhur. Rrotullën puthiteni mirë që të mos hapet.

 

 

 

 

 

 

6

6

6. Priteni brumin e rrotulluar në 9 copa dhe rregullojini mirë copat në tepsinë e veshur nga brenda me letër alumini.

 

 

 

 

 

 

7

7

7. Lyejini lehtë me gjalp të shkrirë sipër dhe më pas futini të piqen për 25 minuta derisa të marrin një ngjyrë kafe të hapur. Përdorni letrën e aluminit për t’i transferuar në një vend më të ftohtë. Lërini për 5 minuta dhe pastaj nxirrini që aty.

 

 

 

 

 

cinnamon9

8

8. Bëni një përzierje me dhallë, krem djathi dhe sheqer pluhur dhe pastaj përzierjen hidheni mbi kuleçët. Ato shërbehen të ngrohtë, por mund t’i vini edhe të ringrohen kur të dëshironi t’i shijoni. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit