Si të zini kos në shtëpi

Kosi është burim i pasur i proteinave, i shkëlqyer për shëndetin tuaj ndihmon tretjen e ushqimit, si dhe forcon sistemin tuaj imunitar. Kur zgjidhni të konsumoni kos, merrni një numër të madh të proteinave, vitaminave dhe mineraleve.

kos jJa si ta përgatisni në shtëpi këtë produkt të mrekullueshmëm për shëndetin tuaj:

Çfarë ju duhet:

  • 1 lugë farë kosi (zgjidhni kos organik, pa sheqer të shtuar)
  • 1 litër qumësht
  • enë qelqi
  • Peshqir
  • Tenxhere

Metoda e përgatitjes:

Ngrohni qumështin në tenxhere derisa të zërë ajkë, por duke shmangur djegien. Pastaj, hidheni në enën e qelqit (ose mund ta lini edhe në tenxheren që e keni zier). Hidhni brenda farën e kosit dhe përziejen. Pastaj mbështilleni enën me peshqir të madh që të rrijë ngrohtë për 7 – 10 orë. Konsumojeni të nesërmen në mëngjes pasi të jetë ftohur.

Nëse doni t’i jepni shije, hidhni në të fruta apo erëza sipas dëshirës.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta/ Burimi: Health Healthy Food House

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme