Si të përgatisni një sallatë verore me rukola!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

  • rukola1 dorë rukola
  • 4-5 domate qershi (pomadorini)
  • 1 kastravec i vogël
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 2-3 lugë gjelle shurup shege
  • Kripë

 

Përgatitja

Hapi 1

Rukolat i pastrojmë nga bishtat. Pasi i lajmë në një enë me ujë dhe me pak uthull, i shpëlajmë mirë.

Hapi 2

Kastravecin e qërojmë dhe e copëtojmë në copa të vogla. Domatet qershi i ndajmë në dysh ose katërsh.

Hapi 3

Vajin e ullirit, shurupin e shegës dhe pak kripë i përziejmë veçmas në një enë.

Hapi 4

Në enën ku do të bejmë sallatën, copëtojmë rukolat në madhësi 1-2 gisht. Hedhim dhe domatet e kastravecin. Shtojmë dhe sosin e përgatitur dhe i përziejmë bashkë.

Ju bëftë mirë!

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme