Si të përgatisni Pasta Flora

Për 10 copë duhen:pasta-flora

  • 2 gota me miell
  • 2 filxhanë kafeje sheqer
  • gjalpë ose 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 kokrra vezë
  • 1 majë luge sodë
  • 2 filxhanë kafeje kos

Për mbushje:

3/4 gotë uji marmalatë

Përgatitja

Gjalpi i zbutur ose vaji përzihet me sheqer, vezë, sodë, dhe ujë. E gjithë kjo masë përzihet me miellin e situr dhe zihet brumi.

Nga brumi i zënë hapet një petë me trashësi 1 cm, mbi petë shtrohet një shtresë marmalatë e zbutur dhe e kaluar në sitë.

Peta mbështillet në formë roleje, shtypet nga sipër, lyhet me vezë dhe piqet për 30 -40 minuta.

Pasi ftohet, pritet në copa.

Ju bëftë mirë!

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin