Përbërësit:
Qepë e grirë- 1 lugë vaj ulliri
- Gjysëm gote djathë i grirë
- 1 gotë qumësht
- 6 vezë
- 1/3 e gotës me miell
- Kripë
Përgatitja:
Skuqim pak qepën me vaj ulliri. Lyejmë me vaj një tepsi të rrumbullakët, shtojmë qepën dhe djathin e grirë.
Përbërësit e tjerë i përziejmë me mikser. Shtojmë piper dhe gjethe borziloku.
Masën e përgatitur e shtrojmë mbi qepët dhe djathin në tepsi. E pjekim në furrë të nxehur në 180 gradë C, pa e mbuluar. Omleta duhet të hiqet nga furra pasi të fryhet dhe të bëhet e verdhë si ar.


