Si të përgatisni ushqim bebesh me vezë dhe perime

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

perime bebeKjo është recetë e shkëlqyer dhe ushqim tepër i shëndetshëm për fëmijën tuaj (1-2 vjet). Një recetë e shijshme me vezë (për darkë apo për drekë).

Përbërësit:

  • 2 karrota të vogla ose 1 të madhe
  • Gjysmë kungull i njomë
  • Brokoli
  • 3 lugë çaji kos
  • Vezë
  • Vaj ulliri
  • Një majë luge kripë

Përgatitja:

Zieni, brokolin, kungullin e njomë, karrotat dhe pastaj bëjini pure.

Përzieni vezën me kos dhe shtoni pak kripë. Shtoni perimet e bëra pure në këtë përzierje, skuqini me pak vaj ulliri dhe ushqimi i fëmijës është gati.

Një vezë përmban rreth 280 mg kolesterol. Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët të konsumojnë optimalisht tre vezë në javë. Në ushqimin e foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale