Si të përgatiteni për analizat

Nga Sigal

Analizat e urinës

Meshkujt

  • Duhen konsumuar lëngje në mënyrë që fshikëza e urinës të jetë e mbushur;
  • analizaLafsha e penisit duhet të tërhiqet plotësisht;
  • Këshillohet që maja e penisit të jetë e pastruar plotësisht;
  • Mostra duhet marrë gjatë gjysmës së urinimit (as në fillim as në fund) dhe të mbushë jo më shumë se gjysmën e enës mbajtëse. Mostra duhet mbledhur në mjediset e klinikës;
  • Dërgojeni mostrën menjëherë në laborator.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Femra

  • Rrugët e uretrës duhet të pastrohen plotësisht;
  • Buzët e vaginës duhet të hapen;
  • Mostra duhet marrë gjatë gjysmës së urinimit (as në fillim as në fund) dhe të mbushë jo më shumë se gjysmën e enës mbajtëse;
  • Evitoni kontaminimin e mostrës me gjakun e menstruacioneve ose lengjeve vaginale;
  • Përdorni enë mbajtëse sterile;
  • Dërgojeni mostrën menjëherë në laborator.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Analizat e feçes

  • Përdorni shishe të tejdukshme me grykë të gjerë
  • Mostra nuk duhet të përzihet me urinë, letër higjenike etj.;
  • Duhet marrë një sasi e vogël e feçes;
  • Mos e mbyllni plotësisht në mënyrë që të lejoni daljen e gazrave;
  • Mostra duhet të dërgohet menjëherë në laborator brenda 1 ore nga marrja.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Testi i tolerancës së glukozës

  • Dietë normale për 3 ditët përpara analizës ose ekzaminimit;
  • Mos konsumoni alkool dhe mos përdorni ilaçe si kortikosteroidë, tiroksina, phenytoina dhe kontraceptivët oralë;
  • Duhet të jeni esëll për të paktën 8 – 10 orë përpara procedurës (1 natë përpara);
  • Mëngjesin tjetër, shkoni në laborator për marrjen e gjakut;
  • Pas marrjes së parë të gjakut, pini solucionin me glukozë që do t’ju jepet prej stafit të laboratorit;
  • Përsëri prej stafit të laboratorit do t’ju merret gjak në intervale 1, 2 dhe 3 orë pas marrjes së solucionit me glukozë.

Testi i vlerësimit të glukozës:

  • Per glicemine esell duhet te jani pa ndrene prej 8 oresh
  • Per glicemin 2 ore pas buke ,Shkoni në laborator dhe pini solucionin e glukozës, që do t’ju jepet nga stafi i laboratorit;
  • Përsëri prej stafit të laboratorit do t’ju merret gjak në intervalin 1 orë pas marrjes së solucionit me glukozë për të përcaktuar nivelin e glukozës ne rast kurbe te glicemise..

Mbledhja e sputum-it

  • Sapo të zgjoheni, lani dhëmbët dhe shpëlajini me ujë;
  • Merrni frymë thellë dhe kollituni fort që të nxirrni sputum (gëlbazë);
  • Pështyjeni në enë mbajtëse sterile me kapak;
  • Dërgojeni mostrën në laborator brenda 1 ore nga marrja;
  • Nëse nuk e dërgoni dot menjëherë mostrën vendoseni në frigorifer;
  • Gjatë transportit, vendoseni enën mbajtëse në akull.

Testi i PSA-së

Frenoni aktivitetin seksual për 48 orë përpara ekzaminimit.

Ultratingujt për pjesën e sipërme të barkut

  • Konsumoni ushqime të lehta dhe pa yndyrë natën përpara ekzaminimit të planifikuar;
  • Mos konsumoni ushqime, pije, duhan deri në 8 orë përpara ekzaminimit dhe më e rëndësishmje: mos konsumoni asgjë gjatë mëngjesit;
  • Paraqituni për ekzaminim në kohë.

Ultratingujt për pjesën e poshtme të barkut

  • Nuk është e nëvojshme të jeni esëll;
  • Pini 6 – 8 gota ujë përpara ekzaminimit;
  • Mos urinoni deri sa të ketë mbaruar ekzaminimi;
  • Informoni stafin nëse jeni shtatzanë.

Ekzaminime me rreze X të pjesëve të sipërme dhe të poshtme gastro intestinale

  • Konsumoni ushqime të lehta dhe pa yndyrë 1 ditë përpara ekzaminimit të planifikuar (mund të konsumoni supë ose barishte);
  • Përpara se të flini merrni 30 – 60 cc vaj ricini (ora 20.00) dhe 2 tableta me laksativë në orën 21.00;
  • Mos konsumoni asgjë pas orës 24.00 deri në momentin e ekzaminimit;
  • Mos konsumoni ushqime, pije, duhan deri në 8 orë përpara ekzaminimit dhe më e rëndësishmje: mos konsumoni asgjë gjatë mëngjesit;
  • Paraqituni për ekzaminim në kohë sipas instruksioneve.
  • Testi Treadmill
  • Duhet të paraqiteni në vendin e caktuar 15 – 30 min para se të fillojë ekzaminimi;
  • Konsumoni një vakt të lehtë 2 orë përpara testimit (p.sh sanduiç, por jo kafe ose çokollata);
  • Vishuni ose merrni me vete rroba të lehta dhe praktike si p.sh: pantallona të shkurtra ose tuta, T-shirt, atlete;
  • Merrni peshqirë dhe bluzë shtesë.

Transrektale

  • Për t’u përgatitur natën përpara testit merrni 2 tableta me laksativë përpara se të flini;
  • Vendosni një supostë laksative në orën 04.00 të mëngjesit
  • Paraqituni për ekzaminim të paktën 15 minuta përpara orarit të caktuar.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal