Si të përmirësojmë gjumin me ushqime

Gjumi është një mekanizëm cerebral jo tërësisht i qartë. Ka persona që nuk arrijnë të flenë, të tjerë që i zë gjumi për pak dhe zgjohen në mes të natës, të tjerë akoma që flenë nëntë orë, por nuk bëjnë gjumë të qetë.

gjumeNjë darkë e tepruar në mbrëmje mund të provokojë gjumë jo të qetë. Ndërsa një ushqimi rregullt me produkte që favorizojnë gjumin ndikon për një natë të mirë.

Ushqimet që duhet konsumuar për të bërë një gjumë të qetë dhe të plotë: qumësht i ngrohtë me mjaltë, sallatë jeshile, mollë të pjekura.

Ushqimet që duhen evituar: mish i pjekur, sukot dhe ushqimet e vështira në tretje.

Fitoterapia:

Infuzion me bar blete, shporiz dhe bli- në një filxhan me ujë të valuar shtoni 5 gramë gjethe shporizi e 5 gramë gjethe bliri. Lërini në infuzion për 5 minuta. Pini një filxhan në mbrëmje para se të flini.

Banjë e ngrohtë- në vaskën e banjës të ngrohtë derdhni 3 litra çaj të përbërë nga 100 gramë lule portokalli, 15 gramë gjethe dafine, 150 gramë fara manaferre, 200 gramë petale lulëkuqe./ Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi