Si të qetësoni dhimbjen e daljes së dhëmbëve tek bebet në mënyrë natyrale

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Dalja e dhëmbëve të fëmijës është një periudhë “stresante” si për fëmijën ashtu edhe për prindërit. Fëmijët ndjejnë dhimbje dhe parehati gjatë kësaj periudhe.

Ja disa nga shenjat që tregojnë se fëmijët po “vuajnë” nga dalja e dhëmbëve:

  • bebeNervozizëm
  • Jargëzim i tepërt
  • Mishra të fryrë
  • Vështirësi për të fjetur gjumë
  • Fërkim i fytyrës
  • Tërheqin veshët
  • Refuzojnë të konsumojnë ushqim

Ja disa mënyra natyrale që qetësojnë dhimbjet e fëmijëve:

Kosi: kosi është i pasur me proteina dhe është freskues. Ai do të qetësojë dhimbjet e fëmijës dhe do t’i freskojë mishrat që duken gjithmonë të përflakur.

Çaj kamomili: lagni një napë të pastër me çaj kamomili dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Me napën lyejini fëmijës mishrat e dhëmbëve. Kamomili ka veti qetësuese dhe anti-inflamatore.

Rrush i ftohtë: merrni disa kokrra rrushi, pritini në gjysmë dhe vendosini për pak minuta në frigorifer. Me rrushin fërkoni mishërat e dhëmbëve. Rrushi përmban resveratrol, një kompleks natyral anti-inflamator që qetëson dhimbjet dhe lehtëson simptomat.

Burimi: Med-Health

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"