Si të reduktoni dëshirën për të konsumuar sheqer

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

sheqernaNëse do të konsumoni ushqime që përmbajnë shumë sheqer, mund të përballeni me rënien e shpejtë të glukzës në gjak. Ky proces do t’ju sjellë një nevojë edhe më të madhe për të konsumuar sheqer duke krijuar kështu një rreth vicioz. Nutricionistët thonë se duhet të hani ushqime të shëndetshme për të parandaluar rënien e glukozës në gjak.

Nëse doni të eliminoni futjen e sheqerit në dietë, duhet të provoni të konsumoni produktet e mëposhtme.

Kanellë: ndihmon kundër dëshirës për të konsumuar ëmbëlsira. Kjo erëz parandalon luhatjet e papritura në nivelin e glukozës që kontribuojnë në dëshirat për konsumimin e sheqerit, duke vonuar nevojën për futjen e sheqerit në trup.

Patate e ëmbël: një tjetër perim që mund të ndihmojë për të reduktuar sheqerin nga organizmi është patatja e ëmbël. Këto ushqime jo vetëm do të redukrojnë dëshirën për të konsumuar ëmbëlsira, por përveç kësaj do të furnizojnë trupin me vitaminë C, D, B6 dhe hekur. Ushqyesit në patatet e freskëta mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjet e tjera.

Mollë: një nga prodhimet më të mira për të evituar dëshirën për të konsumuar ëmbëlsirat është edhe molla. Molla përmban shumë karbohidrate të shëndetshme. Ky frut është i pasur me fibra gjë e cila e cila ju bën të ndjeheni të ngopur duke reduktuar urinë.

Domate: është efektive kundër dëshirëns për të konsumuar sheqer, sepse përmban nivele të larta të triptofanit – substancave që trupi i konverton në serotonin. Ky frut është i pasur me krom, një mineral që redukton dëshirat për të konsumuar ushqim dhe rregullon kolesterolin  dhe nivelet e glukozës në gjak.

Burimi: http://besthealthysite.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?