Si të ruani ngjyrën e trupit pas plazhit

lekure e bronxte 2

Pushimet relaksuese më plazh tashmë kanë përfunduar por si të ruani ngjyrën çokollatë që ka marë trupi juaj?

Në fillim kujdesi gjatë plazhit, hidratimi dhe trajtimi në qendra estetike janë masa që duhen marrë, sekreti numër një është që një ngjyrë e nxirë shpejt do ikë shumë shpejt nga lëkura juaj, ndaj konsumoni lëngje frutash edhe pse plazhi ka përfunduar si psh lëngu i karrotave të shtrydhura përmban melaminë e cila ndihmon lëkurën të ruajë ngjyrën e nxirë.

Rol të veçantë luan edhe hidratimi  me kremra të përshtatshëm për lëkurën tuaj sa më shumë të jetë e mundur.

Një tjetër detaj është dhe trajtimi i trupit tuaj nëpër qendrat estetike, si depilimi, maskat etj. Ideja se sa më shpesh të aplikohen produkte në lëkurën e nxirë ngjyra fillon të zbehet më shpejt është e gabuar, pasi këto trajtime nuk kanë lidhje me ngjyrën e trupit, trajtimet estetike ndihmojnë në pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura, një trajtim ky shumë i rëndësishëm sidomos pas sezonit të plazhit.

Konsumoni sa më shumë lëngje apo ushqime me beta-karoten pasi ju bën mirë jo vetëm për shëndetin por ndihmon në ruajtjen e ngjyrës duke I dhënë dhe shkëlqim lëkurës suaj, përmendim karrotat, specat e kuq, bizelet etj.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer