Si të shëroni “të vrarat nga këpuca” shpejt dhe në metoda natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Flluskat që formohen kur ju vrasin këpucët janë të dhimbshme dhe shumë të bezdisshme. Këto flluska formojnë një formë lëngu të hollë në brendësi të tyre, i cili duhet nxjerrë jashtë me anë të një gjilpëre të vogël të sterilizuar.

Ja disa mëynyra që mundësojnë shërimin e këtyre plagëve të vogla dhe reduktojnë dhimbjet:

e vraraAloe Vera: kjo bimë do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të trajtuar këto raste. Ajo ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe për pasojë zvogëlon skuqjen dhe inflamacionin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit që mbart, Aloe Vera hidraton zonën e vrarë dhe përshpejton proçesin e shërimit. Aplikoni xhelin e Aloe Veras mbi plagë dhe mbajeni derisa të thahet. Shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

Çaj jeshil ose i zi: të dy këto lloje çajrash kanë veti anti-inflamatore. Valoni disa gjethe çaji për disa minuta dhe me anë të një pambuku lyeni zonat e vrara. Mbajeni pambukun në këto zona për 15 minuta. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në ditë.

Pastë dhëmbësh: pasta e dhëmbëve përmban sodë buke dhe mente dhe është shumë efektive në trajtimin e këtyre plagëve të vogla. Merrni pak pastë dhëmbësh dhe lyeni zonën e vrarë. Mbajeni për 1 orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Pasta e dhëmbëve do të përthajë plagët, do të reduktojë kruajtjet dhe do të mundësojë shërimin e shpejtë të tyre.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit