Kryefaqja Aktualitet Si të shmangim alergjitë e verës

Si të shmangim alergjitë e verës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Ashtu si dhe në pranvera dhe në verë alergjitë janë prezente në jetën tonë. Mund të kemi alergji nga poleni, nga dielli, nga kafshimi i insekteve e shumë të tjera. Po si diagnostifikohen ato? Cilat janë simptomat? Dhe si mund t’i shmang?

Diagnostifikimi i alergjive të veres

Mjeku i familjes mund t’iu pyes për simptomat dhe historikun e alergjive. Ose mund t’iu rekomandojë tek një mjek i specializuar për alergjitë për nje test. Një formë tjetër është dhe përmes një test të gjakut.

Simptomat e alergjisë në verë

Simptomat e alergjisë në verë janë të njejtat me ato që keni dhe në pranverë. Këtu do të përfshinim:

  • Kullim të hundëve,
  • Lotimi i syve,
  • Teshtitje të vazhdueshme,
  • Kollitje,
  • Kruajtje të hundës dhe syve,
  • Rrethi i zi poshtë syve.

Shmangia e shkaktarëve të alergjive

  • Qëndroni brënda kur nivelet e smogut dhe të polenit janë të larta.
  • Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura. Ndizni kondicionerin për të mbajtur alergenet jashtë. Përdorni një pastrues ajri.
  • Pastroni shpesh filtrat e ajrit. Gjithashtu pastroni raftin e librave, oxhaqet dhe çdo vend ku mund të mblidhet poleni.
  • Lani me ujë të ngrohtë rrugicat dhe mbulesat.
  • Bëni dush, lani flokët dhe ndërroni rrobat sapo të futeni brënda.
  • Fshini me fshesë me korent por mos harroni të mbani një maskë gjatë pastrimit.
  • Mbani një maskë kur kosisni barin.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here