Si të shpëtojmë nga kapsllëku

kaps vajzaShumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur

Altin Cekodhima/ *Gastroenterolog

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë kapsllëk nëse ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi, jashtëqitja normale mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë, kjo varet nga personi. Kapsllëku është shenjë, dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm, dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Për të kuptuar kapsllëkun të vjen në ndihmë njohja sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë në zorrën e trashë, kjo e fundit thith ujin nga ushqimet, ndërkohë që ai kthehet në mbetje ushqimore ose në feçe. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyrë ato në drejtim të rektumit. Kur feçet arrijnë në rektum, ato janë të forta, sepse një pjesë e mirë e ujit është përthithur. Kapsllëku ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontraktues të zorrës punojnë ngadalë. Si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata.

Shkaqet kryesore të kapsllëkut janë:

  • Dieta e varfër në fibra ushqimore.
  • Mungesa e aktivitetit fizik (zakonisht tek të moshuarit)
  • Medikamentet
  • Qumështi
  • Sindromi i zorrës së irrituar
  • Ndryshime në mënyrën e jetesës ose rutinës, si p.sh.: shtatzënia, plakja dhe udhëtimet
  • Abuzime me laksativët (medikamentet që të ndihmojnë në jashtëqitje)
  • Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar.
  • Dehidrimi (humbje e lëngjeve të trupit)
  • Sëmundje të veçanta ose situata të veçanta
  • Probleme me zorrën dhe rektumin
  • Probleme me funksionin intestinal

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 marsit 2013 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun