Pikat në fytyrë janë të vogla, të vështira për t’u eliminuar dhe shkaktohen nga shumë faktorë. Disa kanë të bëjnë me produktet që ne përdorim, të tjerë faktorë janë të lidhur me gjenetikën dhe karakteristikat e lëkurës. Për fat të mirë, ka disa gjëra që ju mund të bëni për të eliminuar ato dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës.
Pastrimi me avull: do të hapë poret dhe është një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe pikat e bardha dhe të zeza nga fytyra. Si ta përgatisni?
Zieni pak ujë dhe derdheni në një tas të madh. Shtoni disa pika vaj esencial: livando, kamomil, rozmarinë, limon. Vendosni një peshqir të madh mbi kokën tuaj dhe të vendosni fytyrën mbi tas për 5 deri 10 minuta për të lejuar avullin bëjë punën e tij.
Nëse shihni se pikat janë zbutur pas trajtimit, butësisht mund t’i shtyni ato jashtë. Përsëriteni këtë proces të paktën një herë në javë. Lagni një peshqir në ujë të ngrohtë, shtrydheni dhe pastaj vendoseni mbi fytyrë për disa minuta.
Trajtim me sodë buke: soda mund të kombinohet me ujë për të krijuar një pastë të trashë. Aplikoni maskën në fytyrë derisa të thahet dhe pastaj lani fytyrën si zakonisht. Ky trajtim mund të jetë shumë i dobishëm për të larguar pikat nga fytyra.
Uthulla e mollës: pas avullit, aplikoni disa pika uthull molle në fytyrë dhe lëreni të thahet.
Vezë dhe mjaltë: është një tjetër maskë e mirë që do t’i bëjë poret më të forta dhe do të largojë pikat nga fytyra shumë shpejt.
Lëng limoni sheqer dhe mjaltë: përzieni lëngun e limonit, mjaltin dhe sheqerin. Pastaj masazhojeni fytyrën me këtë përzierje për 5 minuta. Më pas mund ta lani fytyrën si zakonisht. Gjithashtu, mund të përzieni lëng limoni të freskët me qumësht për të krijuar një pastrues për fytyrën dhe ta përdorni disa herë në javë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


