Si të shpëtoni trupin dhe zorrët nga parazitët

Parazitët janë organizma që jetojnë në trupin e njeriut dhe ushqehen nga ushqimi që marrin njerëzit. Parazitët mund të merren kudo, nga ushqimet, mjedisi, uji etj. Disa sëmundje parazitare mund t’i trajtoni lehtë përmes ushqimeve të shëndetshme, por disa të tjera mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin.

parazitet e zorreveParazitët në trup mund të ndikojnë në mirëqënien tuaj, ato mund të shkaktojnë inflamacion, dhimbje, infeksion dhe mund të ndikojnë në mushkëri, mëlçi, zemër, zorrë, tru, palcë kurrizore dhe gjak. Nëse nuk i hiqni nga trupi parazitët, ata mund të shumëfishohen dhe mund të shkaktojnë sëmundje serioze. Më të zakonshmet janë parazitët e zorrëve, të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Ja disa ushqime që mund t’i parandalojnë ato:

Hudhra: konsumoni çdo natë, 10 minuta para se të shkoni në shtrat 1-2 thelpinj hudhre. Kjo është një mënyrë mjaft efikase për të pastruar parazitet e zorrëve.

Vaj ulliri me rigon: një një gotë uji me limon shtoni disa pika vaj ulliri dhe rigon. Kjo përzierje mund të quhet ilaç për parazitët. Pijeni 3 herë në ditë.

Vaj kokosi: ky vaj pastron parazitët që nga dhembët, goja e deri në zorrën e trashë. Vaji i kokosit forcon sistemin imunitar dhe është një agjent shumë i rëndësishëm antifungal. Pini 3-5 lugë vaj kokosi në ditë.

Arrat: arrat janë përdorur tradicionalisht për kurimin e infeksioneve dhe parazitëve në zorrën e trashë. Kombinoni arra të shtypura me karafil dhe hajini çdo ditë.

Farat e kungullit: kanë një efekt mjaft të mirë laksativ për të eliminuar parazitët e trupit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit