| Libreza e shëndetit
Pajisuni me librezë shëndeti për të përfituar shërbimet e ISKSH-sw
Dokumentet e nevojshme:
Për personat e punësuar apo të vetëpunësuar (fshat, qytet) duhet të paraqiten: -Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore -mjet identifikimi (pasaportë ose çertifikatë) -rekomandimi i mjekut
Për kategoritë joaktivë duhet të paraqitet vërtetimi i kategorisë përkatëse si psh:
Libreza e pensionit për pensionistët. Vërtetim i lëshuar nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale për të papunët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Vërtetim KMCAP për personat me aftësi të kufizuar. Vërtetim i konsultorit Nëna dhe Fëmija për nënat me leje lindje. Vërtetim i repartit ushtarak për ushtarët. Çertifikatë lindjeje, vërtetim i shkollës për fëmijët, nxënësit dhe studentet me shkëputje nga puna. Vërtetim i invaliditetit për invalidët e plotë, jo të plotë, të luftës. Statusi përkatës për veteranët, jetimët, të verbrit.
Në të gjitha rastet e mësipërme është i nevojshëm edhe mjeti i identifikimit (pasaportë ose çertifikatë) si dhe rekomandimi i mjekut për pajisjen me librezë shëndeti.
Libreza e shëndetit shpërndahet nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në Tiranë mund të pajiseni me librezë shëndetësore pranë Poliklinikave, ndërsa në rrethe pranë DRSKSH-ve përkatëse.
Me poshte gjeni dy vendimet e Keshillit te Ministrave qe lidhen me librezen shendetesore:
REPUBLIKA E SHQIPERISE Keshilli i Ministrave Nr. date 13.2. 2003 PER LIBREZEN E SHENDETIT
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, “Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave
VENDOSI:
REPUBLIKA E SHQIPERISE Keshilli i Ministrave VENDIM Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, “Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave VENDOSI: Personat, te siguruar ose jo, qe kerkojne te marrin sherbim shendetesor ne institucionet shendetesore te sherbimit paresor, ne sherbimin shendetesor dytesor, tretesor dhe ne farmacite e rrjetit te hapur, jane te detyruar te paraqesin, sipas rastit, dokumentacionin si me poshte vijon: Librezen e shendetit; Rekomandimin e mjekut te familjes; Rekomandimin e mjekut specialist; Mandatpagesen per viziten ambulatore pa rekomandim; Mandatpagesen per viziten te mjeku pa qene i siguruar. 2. Te siguruar quhen personat qe paguajne kontributin e sigurimeve shendetesore, si dhe personat per te cilet shteti paguan kontribute, sipas nenit 8, te ligjit nr 7870, date 13.10.1994, “Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise” . 3.Te gjithe personat, qe nuk jane te siguruar sipas pikes 2 te ketij vendimi ose kur jane te siguruar, por nuk paragesin dokumentacionin sipas pikes 1, marrin sherbim shendetesor duke paguar tarifat e miratuara ne sistemin shendetesor ose cmimin e plote te barnave. 4. Ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe ISKSH-ja per zbatimin e ketij vendimi. Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren zyrtare”. |


