Si të trajtoni marramendjen (vertigon) pa ilaçe?

Përgatiti: Blertina Koka

Çdo vit, miliona njerëz në botë përballen me vertigon, një ndjesi sikur ju apo çdo gjë përreth jush është duke u rrotulluar. Kjo ndjesi mund të jetë shumë shqetësuese dhe rrit rrezikun që të rrëzoheni.

Trajtimi ripozicionues i quajtur “manovra Epley” mund t’ju vijë në ndihmë në rast se po vuani nga marramendja.

Shumë njerëz shërohen prej vertigos me një manovër shumë të thjeshtë, por shumë specifike të kokës dhe qafës, që zakonisht kryhet nga fizioterapisti. Këto trajtime ripozicionuese kanë qëllim të lëvizin kristalet prej kanalit gjysmë rrethor drejt zonës së duhur në veshin e brendshëm (utrikul). Trajtimi ripozicionues i quajtur “manovra Epley” përdoret për përmirësimin e gjendjes së kanalit të pasëm, kanali që preket më shpesh. Nuk është gjetur ndonjë mjekim efektiv për VPPB dhe në disa raste, mjekimi mund të shkaktojë më tepër dëmtim.

Në videon e mëposhtme mund të mësoni disa teknika se si të lehtësoni simptomat e marramendjes.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?