Si të trajtosh problemet mendore

Në shumicën e rasteve, sëmundjet mendore mund të mos përmirësohen nëse nuk u nënshtroheni përkujdesjeve profesionale. Por ajo çfarë duhet të dini është se sëmundjet mendore kontrollohen në bazë të trajtimeve dhe dietës ushqimore.

shendet mendorRrisni planin e trajtimit: mos shkoni menjëherë në sesione terapie dhe mos përdorni medikamente për çdo problem që mund të keni. Nëse simptomat fillojnë t’ju shfaqen menjëherë pas ndërprerjes së medikamenteve të caktuara, provoni të përdorni çajra bimore dhe do të qetësoheni.

Shmangni alkoolin: përdorimi i alkoolit (dhe drogave të paligjshme) mund ta bëjë më të vështirë trajtimin e një sëmundjeje mendore. Gjithashtu, ndalohet pirja e duhanit.

Qëndroni aktivë: ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të tilla si depresioni, stresi dhe ankthi. Aktiviteti fizik mund të luftojë efektet e disa barnave psikiatrike dhe ju bën më të qetë. Ecja, vrapi, noti apo çdo lloj tjetër aktiviteti fizik do t’ju qetësojë.

Shmngni marrjen e vendimeve kur jeni nën “procesin” e sëmundjes mendore, mendimet tuaja nuk do të jenë të drejta sepse në këto raste nuk jeni të qartë dhe të qetë.

Përcaktoni prioritetet tuaja: ju mund të zvogëloni ndikimin e sëmundjes mendore duke menaxhuar kohën dhe energjitë. Merrini për bazë detyrimet kur është e nevojshme dhe përcaktoni qëllimet e arsyeshme. Bëni pushim kur ju shfaqen simptomat e sëmundjes mendore.

Mësoni të keni qëndrim pozitiv: duke u fokusuar në gjëra pozitive për jetën, ju mund ta bëni atë më të mirë, madje mund të përmirësoni dhe shëndetin tuaj. Mundohuni të pranoni ndryshimet që ndodhin. Mendimet pozitive rrisin nivelin e kënaqësisë dhe dashurisë për jetën.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?