Si të ulni kolesterolin me ushqime!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

hudherw3Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të bëhet problematik. Disa rreziqe të tjera për sëmundjen e zemrës janë diabet-i ose presioni i lartë i gjakut, të paturit e një historie familjare me sëmundjen e zemrës dhe faktorët e mirëqenies, siç janë duhani ose obezitet-i. Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut. Por nga

Tërshëra : Ngrënia e një tase tërshëre çdo mëngjes është vërtetuar që ul kolesterolin. Tërshëra përmban fibra të tretshme që reduktojnë vlerat e LDL-së (Lipoproteinat me densitet të ulët) të njohura ndryshe si kolesteroli i keq. Këto fibra inhibojnë absorbimin e kolesterolit në qarkullimin e gjakut. Ngrënia e vetëm 5-10 gram nga këto fibra e ul numrin total të LDL-së dhe kolesterolit. Për të rritur sasinë e fibrave ju mund t’ia shtoni tërshërës një banane apo një dredhëz.
Arrat:  Ngrënia e një grushti me arra çdo ditë i mban enët e gjakut të shëndosha. Arrat, bajamet, lajthitë janë të pasura me acide yndyrore mono dhe të polisaturuara, të cilët janë vërtetuar ta mbajnë zemrën të shëndoshë dhe poashtu të ulin Nuts and seedsnivelin e LDL-së. Ju mund t’i përfshini arrat brenda sallatës suaj të vend të djathit.
Peshku : Peshku i yndyrshëm është njëri nga top ushqimet që konsiderohet si shok i zemrës. Peshku jo vetëm që mbron zemrën nga ritmet e çrregullta, ai poashtu zvogëlon shtypjen e gjakut dhe mundësitë për zhvillimit e trombëve. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon konsumimin e peshkut së paku dy herë në javë.
Avokadoja:  Është e pasur me yndyra të monosaturuara të cilat rrisin nivelin e kolesterolit te mirë – HDL-së (Lipoproteinat me densitet të lartë). Avokadoja përmban edhe beta-sitoserol, një yndyrë bimore që redukton absorbimin e kolesterolit nga ushqimi. Mundohuni të hani copa të avokados bashkë me sandviçin tuaj.
Hudhra : Shija e hudhrës është thuajse perfekte për çdo ushqim dhe e mira tjetër e saj është që është shumë e shëndetshme. Ajo zvogëlon kolesterolin, ulë shtypjen e gjakut, parandalon formimin e trombëve si dhe lufton infeksionet. Është vërtetuar që hudhra parandalon ngjitjen e pjesëve të kolesterolit me njëra-tjetrën dhe me murin e enës së gjakut.
Çaji: Pija që mund të shijohet gjatë një dite të nxehtë vere apo edhe gjatë një nate të ftohtë dimri. I ftohtë ose i nxehtë, ai është i pasur me flavonoidet, të njohura si antioksidantë të fuqishëm kundër oksidimit të LDL-së. Kështu ato bllokojnë formimin e pllakave të kolesterolit.
Lista është akoma më e gjatë, por këtu i keni produktet esenciale. Pra, pse të mos filloni të jetoni një jetë me zemër të shëndoshë, ndoshta ju do i ulni nivelet e kolesterolit përpara se t’i përjetoni efektet e tij të dëmshme.

Burimi: Healthy Food House/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë