Si të vendosni kufijtë në mënyrë më efektive, sipas terapistëve

Kuptoni kufijtë që ju nevojiten

Hapi i parë për të vendosur kufij në çdo aspekt të jetës suaj është të kuptoni saktësisht për çfarë keni nevojë. Pyet veten se çfarë kufijsh dëshiron të vendosësh me njerëzit në jetën tënde, qofshin miqtë, familja, partneri apo dikush në punë. Kuptimi i nevojave do t’ju ndihmojë të shkoni në rrugën drejt marrëdhënieve më të shëndetshme.

Bëjini vetes këto pyetje

Pasi të keni kuptuar kufijtë që dëshironi të vendosni, duhet të vazhdoni një monolog të brendshëm dhe t’i bëni vetes pyetjet e rëndësishme.

Pyesni:

A është kjo një luftë që kam në përgjithësi, me një individ apo situatë të veçantë?

Cili do ishte kufiri i përshtatshëm për këtë situatë?

A ka pasoja, cilat janë ato? Nëse po, si mund të ndikojnë në gjerat që unë dua të bëj?

A është e mundur të diskutohet kjo situatë direkt me individin me të cilin po e përjetoj këtë situatë?

Të gjitha këto pyetje do t’ju ndihmojnë të kuptoni se si të filloni të bëni bisedat e nevojshme për të vendosur kufijtë në jetën tuaj, veçanërisht nëse edhe mendimi për të marrë atë hap të parë ju streson. 

Komunikoni në mënyrë të qartë me veten dhe me të tjerët

Kufijtë mund të ndryshojnë vazhdimisht, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptoni se çfarë ju nevojitet fillimisht, megjithëse personi me të cilin dëshironi të vendosni limite nuk është në dijeni. Është e domosdoshme për një marrëdhënie të shëndetshme, si profesionale dhe personale që komunikimi të vazhdojë mes të dy palëve.

Jini të përgatitur për një diskutim

Ka një shans që sapo të keni filluar të vendosni kufij në jetën tuaj, personat e tjerë në anën tjetër mund të kenë pyetje ose shqetësime. Jini të përgatitur për këtë. Kjo mund të jetë vërtet e vështirë nëse nuk jeni një person që ia del mirë me konfrontimin ose çdo lloj përçarjeje në një marrëdhënie. Nëse jeni duke vendosur kufij me dikë që nuk është pranues, duhet të jeni në gjendje të shpjegoni pse është e rëndësishme për ju.

Dije se ky proces mund të marrë pak kohë

Mbajeni këtë parasysh gjatë gjithë procesit të vendosjes së kufijve. Mund të jetë një detyrë e vështirë vendosja e këtyre kufijve, por e pajisur me këshillat e terapistëve, duhet të keni një ide të fortë se si ta vendosni veten në një vend më të shëndetshëm. Dhe nëse jeni ende duke punuar me veten, konsultohuni me një terapist me të cilin mund të flisni./ Pop Sugar

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse