Si t’i zbardhni dhëmbët me mollë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

molleE gjithë bota është duke u frustruar nëse dhëmbët e tyre duken të verdhë. E pra, para se të filloni të kërkoni në të gjitha llojet e dyqaneve dhe farmacitë për produkte të cilat jo vetëm që nuk janë të efektshme , por për më tepër, janë plot kimikate dhe shtesa toksike të cilat do të dëmtojnë dhëmbët tuaj edhe më shumë, ajo që duhet të bëni është të provoni disa mjete  100% natyrale dhe të lira, të cilat mund t’i përgatisni vetë, në shtëpi.

Por më e rëndësishme se ilaçi për problemin tuaj, është të dini shkaqet e problemit, për të shmangur ato më vonë, kështu që mund të parandaloni rishfaqjen e tij. Këtu janë disa nga shkaqet kryesore të dhëmbëve të verdhë:

Njolla të shkaktuara nga faktorë ekzogjenë. Bakteret kroatofage që meren nga goja, duke pirë kafe, çaj, cigare, verë. Kjo ndodh kur substancat e ushqimeve vihen në kontakt me ​​shtresën e smaltit  të dhëmbëve.

Njolla të shkaktuara nga mosha (një kombinim i shkaqeve endogjene dhe ekzogjene) – me plakjen, dhëmbët zverdhen dhe mund të jetë nevoja të shkoni më shpesh tek dentisti. Kjo, e kombinuar me faktorë ekzogjene kontribuojnë për zverdhjen e dhëmbëve me kalimin e kohës.

Pra, në qoftë se keni këtë lloj problemi me dhëmbët tuaj, këtu është një  ilaç natyral me mollë.

Mollët janë magjike pasi përmirësojnë krijimin e pështymës, si dhe janë të pasura në vitaminë C, e cila ndihmon për të parandaluar gjendje periodontale. Ju mund të lani dhëmbët  me një mollë të shtrydhur dhe në mënyrë efikase ato do të zbardhen. Përveç kësaj,  mund të përzieni mollën me karrota dhe selino dhe rezultatet do të përmirësohen shumë.

Burimi: http://www.glamournhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni