Si të zbuloni moshën e vërtetë të zemrës

Mosha në çertifikatën tuaj të lindjes nuk ka lidhje me moshën e zemrës. Është e mundshme që mosha e zemrës të jetë më e vjetër.

zemraNjë raport i ri nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbulon se tre nga katër amerikanë kanë moshë të zemrës më të vjetër se mosha e tyre reale, që do të thotë se ata janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Mosha e zemrës te një person është e bazuar në faktorët e rrezikut si: nivelet e presionit të gjakut.

Në një studim të ri, studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga çdo shtet dhe rreth 69 milionë amerikanë të rritur kishin moshë më të vjetër të zemrës se mosha e tyre aktuale. Për meshkujt, mosha mesatare e zemrës ishte rreth tetë vjet më e vjetër se mosha e tyre reale ndërsa tek gratë, zemrat e tyre kishin moshë pesë vjet më të vjetër se mosha e tyre reale.

Studiuesit zbuluan disa dallime të dukshme demografike. Mosha e zemrës ishte më e madhe në mesin e njerëzve me ngjyrë: meshkujt me ngjyrë  kishin zemrat tre deri në katër vjet më të vjetra në moshë, sesa meshkujt e bardhë dhe hispanike, ndërsa gratë me ngjyrë kishin zemrat pesë deri në shtatë vjet më të vjetër se gratë e bardha dhe hispanike. Të rriturit jugore gjithashtu kishin moshë  më të madhe të zemrës në përgjithësi.

Në raport, autorët e studimit thonë se mosha e zemrës është një mënyrë e thjeshtë për të përcjellë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për pacientët e tyre./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj