Si të zgjidhni mishin e freskët – Rregullat që duhet të dini

Në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm, hapi kryesor është përzgjedhja e saktë dhe e kujdesshme e produkteve.

Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër.

Pjesa e duhur

Pjesa e mishit është shumë e rëndësishme. Pjesa më e mirë e mishit vjen nga zona e kurrizit të viçit. Kjo zonë është gjithmonë më e butë dhe më e plotë.

Zakonisht kjo pjesë gatuhet shumë lehtë dhe në zjarrë të fortë. Nderkohë që mihsi që vjen nga zonat e shpatullës apo gjymtyrëve kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur dhe mishi mbetet i fort.

Pamja

Gjatë kohës që jeni duke zgjedhur mishin, duhet të tregoni kujdes që mishi të jetë i butë dhe të mos jetë i thatë.

Kini kujdes që të mos ketë zona ku ngjyra të ndryshojë apo dhe që kocka e mishit të jetë e dëmtuar. Sipërfaqja e mishit nuk duhet të jetë e tharë, por dhe as shumë e njomë.

AgroWeb.org ju këshillon se këto shenja tregojnë që mishi nuk është i freskët, por përkundrazi ai është i ndenjur.

Ngjyra

Ngjyra natyrale e mishit duhet të jetë e kuqe e ndezur. Mishi që është i ndenjur nuk e ka më atë ngjyrën e freskët.

Zakonisht mënyrat e prerjes dhe të ruajtjes së mishit nëpër dyqane ndikojnë tek pigmentimi i mishit.

Frigoriferët ku mishi ruhet janë të hapur, pra temperatura e mishit nuk është asnjëherë në ekuilibër.

Duke qenë në kontakt me ajrin e ambjentit mishi fillon dhe humbet lëngjet e tij dhe merr një ngjyrë si të hirtë e deri në të kuqerrëmtë.

Aroma

Aroma e mishit të freskët është pak e thartë dhe e lehtë.

Nëse ju ndjeni që mishi ka një aromë të fortë dhe mbytëse, do të thotë që ai nuk është i freskët.

Fortësia

Mishi i freskët s’duhet të jetë as shumë i butë e as shumë i fortë. AgroWeb.org ju këshillon se ju mund ta testoni duke e shtypur.

Pasi ta keni shtypur mishi duhet të kthehet në formën e tij fillestare. Nëse nuk ndodh kështu ose është shumë i fortë për t’u shtypur, kjo do të thotë që ka shumë kohë në frigoriferin e dyqanit.

Nëse blini mish kërkojini shitësit apo kasapit që të mos e mbështjellë me lëtër.

Mishi sipas ekspertëve duhet të vendoset vetëm në material plastike në momentin që blihet./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj