Kryefaqja Box 2 Si të zhdukni qeset e syve në pak ditë

Si të zhdukni qeset e syve në pak ditë

0
Shpërndaje

qese nen syQeset nën sy nuk shkaktohen vetëm nga mungesa e gjumit, por edhe nga faktorë të tjerë si lodhja, probleme të frymëmarrjes, nivelet e larta të konsumimit të kafeinës apo edhe stresi.  Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si t’i menjanoni këto qese poshtë syve:

Peshqir i lagur: çdo natë para se të flini, vini një peshqir të lagur në frigorifer (jo tek ngrirja). Kur të zgjoheni të nesërmen në mëngjes vendoseni peshqirin mbi ballin dhe sytë dhe mbajeni për 5 minuta. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në uljen e inflamacionit.

Qese çaji: kurdo që të bëni çaj kamomili, jeshil etj mbajeni qesen e tij në frigorifer. Të nesërmen vini qeset e çajit në sy dhe mbajini për 20 minuta. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në reduktimin e qeseve të syve dhe në zhdukjen e qarqeve të errëta poshtë syve.

Kastraveci: pasi i keni trajtuar sytë me qeset e çajit, vendosni nga një fetë kastravec mbi sy dhe mbajini për 20 minuta. Kastravecat kanë shumë ujë dhe shërbejnë si hidratues për lëkurën.

Aloe Vera: me xhelin e Aloe Veras masazhoni pjesën e syve për disa minuta. Aplikoni këtë mënyrë 2 herë në ditë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here