Si t’i dallojmë nishanet normalë nga të rrezikshmit?

Përshëndetje! Jam 26 vjeçe. Kam shumë nishane në trup veçanërisht në pjesën e kurrizit. Kam lexuar që nishanet mund të bëhen të rrezikshëm. Doja të pyesja një mjek se si të dallojmë nishanet normalë nga ata të pazakontë?

Përgjigjet mjekja hispatologe Daniela Xhemalaj

Nishanet janë një kontigjent i rëndësishëm që mund të pësojnë transformim malinj, por jo tek të gjithë nishanet mund të ndodh ky transformim. Këto kritere njihen ndryshe edhe me emrin ABCD ku:

A-Është e lidhur me asimetrinë e nishanit.

B-Kufijtë e nishanit-përbëjnë problem kur janë të çrregullta.

C-Ngjyra e cila duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është blu në mavi.

D-Diametri më i madh se 6mm. Pra, të gjitha këto simptoma duhet t’i tërheqin vëmendjen pacientit për të kontaktuar me dermatologun./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim