Pikat e zeza janë një problem i zakonshëm i lëkurës dhe nuk janë aspak estetike, sepse nëse nuk i pastroni në kohë ato mund të formojnë puçrra me infeksion. Në këtë postim do t’ju paraqesim 3 hapa shumë të thjeshtë se si t’i hiqni pikat e zeza në pak minuta dhe përgjithmonë:
Hapi 1: së pari ju duhet t’i bëni avull fytyrës, në mënyrë që pikat e zeza të zbuten dhe të jetë më e lehtë për t’i hequr. Avullin mund ta bëni në shtëpi (merrni një legen me ujë të nxehtë dhe uleni kokën sipër legenit, mbulojeni fytyrën me një peshqir në mënyrë që avulli t’i shkojë krejtësisht fytyrës, qëndroni kështu për 2 minuta dhe përsëriteni këtë proces 2-3 herë).
Hapi 2: pasi keni bërë avullin, përzieni 1 lugë sodë buke me 2 lugë kripë dhe 1 lugë mjaltë. Aplikojeni këtë maskë për 5 minuta në fytyrë duke masazhuar fytyrën në mënyrë rrethore. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Hapi 3: merrni një fetë limoni dhe fshijeni hundën me të, pastaj aplikoni një shtresë të bardhe veze dhe mbulojeni fytyrën me një napë të butë për disa minuta.
Kjo është një mënyrë mjaft e mirë dhe efektive për të hequr pikat e zeza. Shpresojmë që të rezultojë efektive edhe për ju.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


