Si ti mbrojmë sytë nga sforcimi i tepërt

syyyy 2

Rreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh. Si? Duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike. Pasoja është një dhe e vetme: irritim dhe skuqje e syve. Ky është një shqetësim nga i cili vuajnë shumë njerëzit, aq sa çdo vit rreth 20 milionë persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistëve, me qëllim largimin e kësaj dhembjeje të bezdisshme.

Ata që kanë lëshuar alarmin janë një grup specialistësh. Mjekët okulistë pohojnë se përdorimi i pakontrolluar i produkteve të ndryshme për një kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e shikimit. Produktet “shpëlarëse” që tregtohen nga farmacitë ambulante nëpër supermarkete mund ta përkeqësojnë rishtas gjendjen e syrit. Ja si e shpjegon këtë fakt një mjek okulist: “Edhe në të shkuarën, shumë simulantë apo lotët artificialë, shiteshin pa manualin e përdorimit. Në këto kushte, nuk mendoj se ndërhyrja e ‘corner’-ve (të quajtur ndryshe mbrojtës) në supermarkete do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje qytetarëve që, pasi të kenë blerë këto produkte në supermarkete, të lexojnë fillimisht manualin e përdorimit”.

Sipas një studimi epidemiologjik europian, i kryer te 80 mijë pacientë, mes shkaqeve të shumta të infeksioneve të syve, vërehet skuqja, si më e spikatura, më pas vijnë alergjitë e shumë patologjive të tjera. Problemi i skuqjes së syve ka një shtrirje shumë të gjerë pasi, sipas studimeve, godet një në katër persona dhe kërkon domosdoshmërisht përdorimin e lotëve artificialë, si pasojë e një prodhimi lotësh të pamjaftueshëm nga syri.

Gjithashtu ai bën të ditur që para se të keni një diagnozë të saktë të kryer nga okulisti, duhet bëni kujdes që të mos abuzohet me simulantët që “zbardhin” syrin e skuqur dhe “largojnë shqetësimin e pacientit”, sepse pas një dite gjendja do të përkeqësohet. Syri do të jetë më i skuqur dhe do të keni nevojë për përdorimin e vazhdueshëm të hedhjes së ilaçit. “Kam kaluar nëpër duar shumë pacientë, të cilët i përdornin lotët artificialë shumë herë në ditë, një varësi e vërtetë kundrejt këtij produkti”, është shprehur specialisti.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj