Si t’i mbroni flokët nga dielli

Nëse trupi nxihet nën rrezet e diellit, flokët janë ata që dëmtohen seriozisht dhe digjen. E ndërsa stina e verës sapo ka nisur duhet të keni parasysh disa këshilla se si të kujdeseni për flokët në stinën e nxehtë. Prerja- Pak para shpërthimit të vapës, duhet të ndaleni te parukieri për të prerë majat e dyfishta dhe gjatësinë e flokut, në mënyrë që ata të bëhen më të lehtë për tu menaxhuar.

floket plazhiLidhja bisht– Është një mënyrë praktike por edhe në modë, e cila i mbron flokët nga dielli dhe era. Kështu shmangni mundësinë që në përfundim të ditës ta gjeni kokën gjithë nyja.

Shampo dhe balsam- Duke i larë flokët më shpesh në verë, këshillohet që të përdoret një shampo më pak agresive. Përdorni produkte që e kanë nivelin e pehashit nga 5 deri në 7. Mos harroni të përdorni balsamin, veçanërisht në maja.

Thajini si të ishin prej kristali- Thajini flokët me ngadalë dhe pa i shtrënguar fortë me peshqir si dhe pa abuzuar me tharësen.

Vendosni kapele- Zgjidhni një kapele që iu përshtatet dhe kështu mbroni më së miri flokët, por edhe fytyrën.

Maskë- Një herë në javë duhet të bëni maskë për flokët, edhe nëse nuk keni mundësi në parukieri, përgatiteni vetë në shtëpi.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer