Si trajtohen fisurat anale?

Fisurat anale zakonisht shërohen pa trajtim ose me trajtim jo kirurgjikal. Format kryesore të trajtimit janë zbutësit e feçeve, banjat e zgjatura të tualetit dhe ndryshime në mënyrën e jetesës.

fisurat analeKëto ndryshime përfshijnë një dietë të pasur në fibra, shtimin e lëngjeve në dietë dhe ushtrimet e rregullta fizike.  Mund të përdoret lokalisht xhel anestetik apo pomadë nitroglicerine.

Në rastet rezistente botoksi (toxina botulinike/botulinum toxin) mund të injektohet në secilën anë të muskulit sfinkterik anal të brendshëm e të jashtëm. Kjo metodë ndihmon në shërimin e fisurave anale kronike në më shume se 90% të rasteve.

Shumica e pacientëve përmirësohen brenda pak ditësh trajtimi.

Nëse trajtimi konservativ (medikamentoz) nuk është i efektshëm për 4-6 javë, atëherë mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale. Zakonisht kjo ndërhyrje nuk ka nevoje për ditë qëndrimi në spital. Mbani zonën anale të thatë. Për bebet, ndërrimi i rregullt i pelenave dhe mbajtja pastër e zonës anale janë të rëndësishme.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni